Skuadrat finaliste të Kupës së Italisë, Juventusi dhe Lacio, janë ftuar nga Papa Francesku ditën e sotme për të vizituar këtë të fundit në Vatikan.

Kreu i Kishës katolike i ka kërkuar futbollistëve të dy skuadrave, meqenëse futbolli është një nga sportet më të ndjekura, të jenë shembuj të besnikërisë dhe ndershmërisë për të gjithë ata që i ndjekin duke ndikuar sadopak për një botë më të mirë.

“Duke marrë parasysh që futbolli është sporti më popullor sidomos për të rinjtë, ju keni një përgjegjësi të madhe pasi shërbeni si shembuj. Çdo ndeshje është një beteje e ekuilibrit, të kuptuarit e vetes dhe respektimi i rregullave”, ishin fjalët e Papës.

Nesër në mbrëmje në orën 21:00 në “Stadio Olimpico” luhet finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Italisë me Juventusin që kërkon të mbrojë këtë trofe të fituar edhe një sezon më parë.

Ky takim mund të shërbejë si një ogur i mirë për të dy skuadrat sidomos për Juventusin i cili më 3 qershor luan finalen e madhe të kontinentit atë më Real Madrid për “Uefa Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb