Juventus do masë forcat me Interin në finalen e Kupës së Italisë të mërkurën në orën 21.00, në Olimpico. Trajneri i bardhezinjve, Maximilliano Allegri ka bërë publike listën e të ftuarve. Locatelli është rikuperuar dhe do jetë mes të grumbullarve, teksa e vetmja gjë që nuk dihet është fakti nëse do luajë apo jo titullar.

2 futbollistë janë të skualifikuar. Mc Kennie dhe De Sciglio do të ndjekin takimin nga televizori. Finalja e Kupës do të gjykohet nga Doveri.

 

Porta: Szczesny, Pinsoglio, Perin.
Mbrojtja: Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani.
Mesfusha: Arthur, Bernardeschi, Rabiot, Locatelli, Zakaria, Nicolussi Caviglia, Miretti.
Sulmi: Vlahovic, Morata, Dybala, Kean, Ake

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb