Inter do të masë forcat me Fiorentinën të mërkurën në mbrëmje në orën 21.00, në finalen e Kupës së Italisë. Në prag të këtij takimi ka folur për mediat trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi. Inzaghi shprehet optimist për fitimin e trofeut dhe mjaft besimplotë për grupin.

“A jam unë një specialist i finaleve? Le të shpresojmë që kjo famë të vazhdojë. Kemi 2 finale nga këtu deri në fund. Jam i kënaqur me këtë etiketë, por vetëm duhet të falënderoj djemtë. Kemi kaluar shumë momente kete vit, kemi pasur momente më pak të lumtura që të gjithë i mbajmë mend.

Dy muajt e fundit me gjëra shumë të rëndësishme. Finalja e Kupes së Italisë nuk merret asnjëhere si e pavlerë, kishte vite qe nuk e kishte sjelle trofeun ne shtepi. Në ligë mungojnë dy ndeshje dhe më pas është finalja e Ligës së Kampionëve, e cila është e papritur për shumicën. Ne kishim shpresë që nga dita e shorti.

Fiorentina- Ne e dimë se çfarë ndeshje do të jetë, sa e respektojmë ekipin dhe trajnerin e këtij ekipi. Rruga na ka sjellë këtu në këtë pikë të sezonit, ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, por kundër nesh do të kemi një kundërshtar që luan, do përballemi me një skuadër të stërvitur mirë. Do të përpiqemi të fitojmë si vitin e kaluar” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb