Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në finalen e Kupës së Rusisë e cila u fitua nga Lokomotiva e Moskës me rezultatin 2-0 kundër Ural.

Pak para përfundimit të takimit, lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë, duke shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin, aq sa gjyqtari u detyrua t’i jepte kartonin e kuq Fidler dhe Manuçarian nga Ural dhe Farfan e Ari nga Lokomotiv Moska.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb