Gazetarja Anila Basha në cilësinë e anëtares së Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit ka treguar detaje nga përgatitjet e sfidës mes Freyenoord dhe Romës, që do të luhet të mërkurën e 25 majit në “Air Albania Stadium”.

Basha ka treguar në rubrikën “Opinion” “News 24”, se kjo është një ditë e veçantë dhe tregoi rrugën që ka ndjekur FSHF që kjo finale prestigjioze të luhet në vendin tonë.

Ajo tha se rrugët e kryeqytetit do të jenë të mbushura me tifozë dhe do të ketë shumë festë, ndërsa shtoi se duhet ta menaxhojmë mirë situatën, pasi kjo do të shërbejë si një pasaportë shumë e mirë në sytë e milionave teleshikuesve dhe mijëra tifozëve të pranishëm. Sakaq, ajo pati dhe një apel për qytetarët shqiptarë.

Basha theksoi që qytetarët të tregojnë durim për pak ditë dhe të mos i përgjigjen me gjeste të pa përshtatshme tifozërive të të dyja ekipeve, pasi sjellje të tilla sipas saj janë normale në Evropë, kur luhen ndeshje të këtyre përmasave.

“Shqipëria aplikoi për superkupën, nuk u pranua, duke i lënë hapësirë pas zgjedhjes së zotit Duka që Shqipëria të jetë kandidate. Ja ku jemi, asnjë se kishte menduar që Konferencë League të kishte këto përmasa dhe do të kishte dy ekipe që ngjallin emocion për tifozëritë. Unë kam parë në rrjete sociale se ka pasur bum komentesh. 20 mijë e 800 vende do të bëhet në Pragë të Çekisë.

Do të jetë hera e fundit sepse është përcaktuar që kompetcione të tilla nuk mund të bëhen në stadiume me kapacitete më të vogla me 50 mijë vende. Për kompeticione të tjera të nivelit U-19, U-17, mund të jetë një aplikim i hapur. Në fillim kur filloi procedura, u vendosën në Shqipëri dhe na kanë asistuar qoftë me trajnime, kanë pasur trajnime. Që kur u vendos që finalja do të luhej në Tiranë një delegacion i UEFA-s u vendos këtu dhe treguan punët që duhej të bëheshin. E gjithë vëmendja ishte e pritjes së kaq shumë tifozëve dhe kapaciteteve pritëse. Nuk është problem. Problem është kur të mbarojë ndeshja dhe të gjithë duhet të përfundojnë në të njëjtën kohë. Një punë e rëndësishme është bërë nga qeveria.

Bashkia ka marrë përsipër për tifozët që do të vijnë nga Rinasi. Po ashtu edhe dy fan zonat që janë krijuar tashmë në kryeqytet. Një pjesë e mirë e punës është çështja e vullnetarëve. Janë 400 vullnetarë të asistuar nga UEFA. Ata do të gjenden në çdo cep të Tiranës për të orientuar tifozët, për mënyrat për të ndarë fan zonat. Janë vullnetarë, ndaj janë trajnuar dhe e kanë parë këtë si eksperiencë të veçantë. Ne na kapi vrulli sapo u vendos ndeshja. Të gjithë donin bileta. Të gjithë njerëzit që duhet të vijnë në stadium do të kenë biletat e tyre personale. Çdo njeriu i kërkohet të kenë me vete kartën e ID.

Do të kenë edhe zyrtarë të UEFA-s në këtë histori. Nuk besoj se do të ketë incidente. Është bërë politikë e mirë në dy vendet përkatëse për mënyrën se si duhet të sillen në Shqipëri. Kjo ndeshje për ne, duhet të jetë për kornizë, duhet të bëhemi gati dhe ta finalizojmë me kujdes edhe nesër. Do të jemi në syrin e vëmendjen mbi 60 mln njerëzve. Të mos kemi dhe skena të tilla si dje, që u hodhën tifozëve ujë nga ballkonet. Ti kthejmë këto dy ditë në ditë feste. Ta shohim me kuriozitet këtë gjë. Do të kemi deri në 150 mln euro të ardhura në Tiranë gjatë këtyre ditëve. Kemi raportuar për çmimet e hoteleve, Durrësi është pronotuar.

Taksitë kanë filluar të punojnë pafund. Për rigjenerimin e vendit tonë janë të ardhura që vijnë nga jashtë. Ftojmë bizneset që janë afër lokacioneve me grupe tifozëve të marrin sa më shumë birra, Korçën, se do ketë super konsum. Nuk është gjë për t’u merakosur. Kanë ardhur deri në 10 mijë tifozë nga ana e holandezëve, pritet deri 30 mijë italianë. Tirana do të mbushet, do të mbytet nga të huajt. Çdokush që ka dëshirë duhet të shijojë rrugët, edhe nesër gjatë ditës para fillimit të ndeshjes. Në darkë do të nisë që në 18:00 pasdite.

Për ne kjo do të jetë pasaporta më e bukur turistike nëse do e përballojmë siç duhet. Do të shkruajnë me qindra e qindra kanale. Do të jetë një ditë dhe emocion i veçantë”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: