Shkodranët i jap fund maktheve të viteve të fundit, në frymën e fundit, në shansin e fundit, arrijnë të sigurojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Në sfidën e mbijetesës përballë Besëlidhjes, shkodranët arrijnë të thyejnë ekipin lezhjan në një ndeshje që qëndroi e hapur deri në minutën e 78-të pavarësisht diferencave të mëdha mes klubeve.

Kruja
Kruja

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia mbylli pjesën e parë në avantazh falë dy golave të shpejtë brenda tre minutash, fillimisht Kruja dhe më pas Marku me një super gol kaluan shkodranët në festë. Atëherë kur gjërat po shkonin sipas parashikimeve, Xhorxheviç shfrytëzoj një rrëmujë në zonë duke ngushtuar diferencat në 2-1. Me fillimin e pjesës së dytë, ekipet ulën ritmin e lojës duke qenë më të kujdesshëm. Në minutën e 78-të ishte kapiteni Gilman Lika që realizoi golin e tretë dhe të qetësisë që hipotekoi qëndrimin në Superligë. Ky ishte objektivi minimal ndërsa duke nisur nga sezoni i ri në Shkodër edhe një herë bëjnë llogaritë për objektiva të rëndësishëm, këtë herë do të kenë mbështetje edhe të sponsorit të ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb