Vendi i parë është shumë larg. Por derisa matematika ia lejon, Tirana kërkon të luajë të gjitha shanset e saj, por gjithmonë duke kaluar ndeshjet me radhë. Kjo vazhdimësi i ka munguar bardhebluve, ndërsa Shehi kërkon që kjo të ndryshojë në nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit. Dhe për këtë, trajneri ka recetën e tij. “Kemi fanellën që peshon shumë, jemi kampionët në fuqi dhe gjithmonë duhet të kemi të njëjtën sjellje. Në futboll nuk ka të padiskutueshme, sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme për ne, sigurisht që javë pas jave distanca për të rikuperohet pikë ngushtohet, edhe kjo i jep një vlerë më shumë ndeshjes nesër.

170770157 129531329182549 6345744497662835419 N
170770157 129531329182549 6345744497662835419 N

Janë 9 finale, dhe si të tillë duhet ta trajtojmë nesër, duhet të mendojmë për të bërë çdo hap dhe jo për vendin e parë, duhet të mendojmë si duhet të ngjitemi sepse jemi ende në vendin e 5-të”, është shprehur Shehi. Finalja e parë siç pëlqen t’i cilësojë Shehi sfidat e fundit të kampionati është ajo kundër Kukësit. “Është një skuadër cilësore pavarësisht se rezultatet i kanë munguar, por në kontingjentin e saj ka lojtarë shumë të mirë, lojtarë që bëjnë diferencën edhe kur je në vështirësi. Koeficienti i vështirësisë është i lartë, na pret një ndeshje e rëndësishme për ne po aq sa e vështirë’, thotë trajneri bardheblu.

170197234 129531399182542 4642823457294673979 N
170197234 129531399182542 4642823457294673979 N

Përveç një rivali të fortë, Tirana duhet t’i bëjë llogaritë edhe me presionin. “Presioni është normal dhe është i vazhdueshëm, duhet të mendojmë për këtë ndeshje, në përfundim të kësaj të mendojmë për betejën e rradhës”, përfundoi tekniku. Danso është mungesa e vetme e Tiranës, ndërsa me të gjithë titullarët në dispozicion Shehi duhet të zgjidhë çështjen e golit, që mungoi në sfidën e fundit kundër Skënderbeut.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: