Finalja e “Europa League” bën mirë të fitohet nga futbollistët e Manchester United nëse në fund dëshirojnë ta marrin pagën e plotë.

E cilësuar si “ndeshja më fitimprurëse për një skuadër futbolli”, një klauzolë në kontratën e lojtarëve të djajve i kushtëzon ato të humbasin 25% të pagës vjetore në rast se ekipi nuk siguron pjesëmarrjen në “Champions League” sezonin e ardhshëm, raporton “The Sun”. Kjo vlen për të gjithë futbollistët të cilët përfitojnë më shumë se 20 mijë paund në javë.
nintchdbpict000323089024
Me pak fjalë, finalja e Ligës së Europës, që garanton kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm për fituesin, mban peng rreth 38 milionë paund në rroga. Kjo klauzolë është e përfshirë në kontratat e 22 lojtarëve të skuadrës së parë që Murinjo ka trashëguar nga Van Gal, pasi ata e kishin një detaj të tillë në kontratën e tyre ndërsa emra si Pogba e Ibrahimoviç jo.

United më 24 maj në Solna të Suedisë do sfidojë skuadrën e Ajax nw stadiumin “Friends Arena.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb