Të dielën në orën 20:45 në stadiumin ‘Olimpico’ Lazio do të presë Interin për të luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit e cila do të përcaktojë se kush prej këtyre dy skuadrave do të luajë në “Champions League” për sezonin e ardhshëm.

Një ‘finale’ e cila ka vënë në shumë vështirësi mbrojtësin e Lazio-s, Stefan De Vrij, që në fund të sezonit do të transferohet te skuadra zikaltër.

Tifozët e klubit kryeqytetas kanë ngritur dyshime nëse ai do të japë maksimumin në këtë përballje ndaj është në pikëpyetje edhe prezenca e tij te dielën.

“Kemi edhe mbrojtësi të tjerë, nuk e di nëse De Vrij do të luajë”, u shpreh Inzaghi, trajneri i Lazio-s, në një deklaratë për mediat italiane. Vetë mbrojtësi 26-vjeçar, u shpreh se nuk mund të luajë ndaj Interit, po të qe për të, por është trajneri ai që e vendos.

“Nuk e di se çfarë mendon trajneri por nuk mund të luaj ndaj Interit. Është një arsye shumë e thjeshtë ajo që më shtyn të mendoj kështu, pasi kam konflikt interesi”, deklaroi De Vrij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb