Trajneri Edy Reja ka komentuar sfidën e barabartë me një finale për Shqipërinë pas tre ditësh në ”Air Albania” Stadium ndaj Bjellorusisë.

Në një ndeshje ku Shqipërisë i duhen vetëm tre pikë, Reja thotë se tashmë është momenti për ta mbyllur bukur fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me një fitore, edhe nëse kuqezinjtë nuk bëjnë lojë të bukur.

”Tani duhet ta mbyllim bukur, duhet të fitojmë me Bjellorusinë edhe po të mos bëjmë ndeshje të bukur. Nëse nuk fitojmë atëhere nuk vlen edhe ky rezultati sot.”- tha Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb