Nuk ka fitues brenda 90 minutave mes Italisë dhe Anglisë në finalen e luajtur në Wembley. Koha e rregullt përfundoi në 1-1, finalja e Euro 2020 shkon në shtesë.

Ndeshja nisi me gol. Anglia shënoi që në minutën e dytë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaë ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma. Është goli i parë i mbrojtësit anglez në Euro 2020 dhe i pari me fanellën e kombëtares, teksa regjistron ndeshjen e 15-të në total.

Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli i shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pak centimetra nuk gjen portën.

Në 55’, Mancini bën dy zëvendësime, hedh në fushë Berardin dhe Cristanten, respektivisht në vend të Immobile dhe Barellas. Minuta të mira për axurrët, provojnë, Pickford është i pakalueshëm. Por jo në rastin e minutës së 68’, kur Bonucci e ndëshkon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb