Lazio dhe Inter do të luajnë sonte kundër njëra-tjetrës në sfidën më deçizive të sezonit ku do të vendosët se kush prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Me 99% të mundësive në fushë nga minuta e parë do të zbresë edhe Thomas Strakosha, portieri që mbron portën e Lazio-s. Ky fakt do ta bënte shqiptarin portierin e parë të kësaj skuadre që merr pjesë në të gjithë ndeshjet e “Seria A” gjatë një sezoni që kur ky kampionat është bërë me 20 skuadra.

Hera e fundit që një portier i Lazio-s i ka luajtur të gjitha ndeshjet në “Seria A” është në sezonin 1998-1999, me Markexhanin që u aktivizua në 34 sfida.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb