Triumfi i Milanit në kampionat dhe dështimi i zikaltërve është tema e ditës në Itali. Ish trajneri  i Shqipërisë, Gianni De Biasi dha një intervistë për RADIO TMW, ku foli pikërisht për këtë temë. De Biasi vlerësoi kuqezinjtë për karakterin, por jo vetëm, pasi fjalë të mira pati edhe për trajnerin Pioli. Sa i përket zikaltërve, “timonieri” la të kuptohet se peshoi shumë humbja me Bolognan. Diçka u tha edhe për finalen e Conference League (Roma-Feynoord, Tiranë, Air Albania).

 Titulli i Milanit, çfarë mund të na thoni?

“Pa Donnarumma ata duhej të humbnin kushedi sa dhe në vend të tij ata gjetën një portier të jashtëzakonshëm si Maignan.

 

Çfarë sinjali është Scudetto-ja e fituar nga një ekip kaq i ri?

“Për mua nevojitet eksperienca dhe nuk është rastësi që dy lojtarë shumë të rëndësishëm te Milani ishin Giroud dhe Ibrahimovic, një lloj “trajnerësh të tjerë”. Ata kanë një grup cilësor, të destinuar për t’u  përmirësuar.”

 

Çfarë ndodhi me Interin?

 “Ata e paguan atë gol me Bolognan të marrë në një mënyrë të kotë. Potencialisht ata ishin skuadra më e fortë, por Milani fitoi sepse në momentet vendimtare ata ishin të qetë.

 

Cili është sekreti i Piolit?

 “Pioli është njeri i strukturës dhe kulturës, gjë që ndihmon. Ai duket se mbart një lidership të qetë, të paktën në publik. Më vjen mirë dje që e pashë të përqafuar me lojtarët”.

 

Finalja e Conference League  luhet në atë Tiranë.

“Problemi i vetëm është kapaciteti prej 22 mijë vendesh, pjesa tjetër e stadiumit është një perlë. E bëri një arkitekt fiorentin, është një kartëvizitë e bukur edhe për Italinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: