Me stofin e një ekipi nën kampion bote dhe më lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta, pavarësisht moshës, Kroacia nuk ka mundur kurrë në ngjitet në nivele të tilla, pa diskutim një nga surprizat e hidhura në këtë “Euro2020”. Ekipi i Dalic ka në dispozicion edhe një sfidë të fundit për të shmangur një eliminim jo të hijshëm, përballet më Skocinë, një ndeshje ku barazimi “djeg” të dy ekipet, të dyja në kuotën e një pikë në Grupin D. Shifrat nuk ngrohin shumë ekipin e Dalic, në pesë përballjet me Skocinë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë herë, dy sfidat e fundit i kanë humbur të dyja. Kroatët janë të vetëdijshëm se kjo është një sfidë jo e lehtë por një sfidë që duhet fituar në çdo formë: “E dimë që janë një skuadër e fortë, janë një ekip solid në mbrojtje por edhe kundër Anglisë kishin disa raste të mira”, u shpreh Dalic.

Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe Ivan Perisic: “Nuk është parë akoma Kroacia e vërtetë, kemi ende shumë për të përmirësuar. Nuk do të jetë e lehtë kundër Skocisë, por në të shkuarën Kroacia e vërtetë është parë gjithnjë në momente deçisive. Duhet të luajmë pa frikë dhe jam i bindur se këtë herë nuk do të zhgënjejmë. Edhe Skocisë i duhen pikët dhe nuk mund të rri vetëm të mbrohet, kjo do të na ndihmojë”, theksoi Perisic. Pas barazimit kundër Anglisë atmosfera në radhët e skocezëve është shumë pozitive, të vetëdijshëm se tani gjithçka është e mundur: “Është një ndeshje e vështirë për tu lexuar, si ne ashtu edhe Kroacia futet në fushë për të fituar, me shumë mundësi do të jetë një ndeshje e hapur. Shpresoj të shfrytëzojmë entuziazmin pas barazimit kundër Anglisë”, theksoi në konferencë për shtyp Steve Clarke, trajneri i Skocisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb