Dega e kanalit pro-Kremlinit Russia Today nw Francw ka njoftuar se do tw mbyllet sepse financat e tyre janë ngrirë.

Drejtuesja e kanalit tha se autoritetet në Francë përdorën sanksionet e Bashkimit Evropian për të ngrirë llogaritë bankare të kanalit.

Shkurtin e kaluar, pak kohë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, BE-ja tha se do të ndalonte kanalin rus pro-Kremlinit, sepse kishte përhapur dezinformata rreth luftës, duke sjellë apelimin e vendimit nga kanali që më pas u mohua.

Xenia Fedorova, drejtuesja e RT France, sot shkroi në Twitter se fondet ishin ngrirë dhe kanali “nuk mund të vazhdonte më aktivitetin e tij”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: