Bukuritë natyrore të bjeshkëve në kufirin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi janë pasqyruar në një artilkull të botuar nga revista Financial Times.

Martin Fletcher, që shkruan këtë artikull, thotë se “jeta baritore ka mbetur e pandryshuar pavarësisht trazirave politike që kanë zgjatur me dekada dhe numrit të madh, gjithnjë e në rritje, të vizitorëve”, transmeton Koha.net.

“Me dhimbje në këmbë dhe mushkëritë që po shpërthenin, u ndalëm në majën shkëmbore të malit Gjeravica, malit më të lartë në Kosovës. Ishte një përpjekje që ia vlejti. Nga pikëpamja jonë prej 8714 metrave ne anketuam disa prej peizazheve më të egra, më mahnitëse dhe më së paku të prishura që kanë mbetur në Evropë”, shkruan ai.

Fletcher më tutje thotë se, “nën qiellin e kaltër dhe me ajër të pastër, ne admironim majat e maleve dhe luginat e gjelbra të pacënuara që shtriheshin në çdo drejtim. Asnjë ndërtues i modeleve hekurudhore nuk do të mund të krijojnte peizazh aq epik”.

Kjo distancë e largët dhe misterioze malore, shumica e saj e arritshme vetëm në këmbë, ofron më shumë se bukurinë. Ajo strehon barinjtë dhe kopetë e traditat e lashta baritore që ende nuk janë shkatërruar nga mekanizimi. Në fshatrat e izoluara, gjurmët vazhdojnë të mbijetojnë nga një kod i sjelljes shekullore që kombinon ekstremet e dënimit dhe bujarisë, thuhet në artikull.

Fletcher më tutje shpjegon se çfarë kishte tërhequr më shumë vëmendjen e tij. “Ishte emri – Bjeshkët e Nemuna – që së pari kapi vëmendjen time. Një kërkim në Google më tregoi se ato shtriheshin në kufijtë e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, thotë Fletcher.

Fletcher tregon se më pas është takuar në aeroport me Virtyt Gacaferin, personin që ndihmonte gazetarët perëndimorë gjatë luftës së Kosovës dhe tani organizon ecjet në Bjeshkët e Nemuna, iu siguron transportin turistëve, i udhëzon ata dhe iu siguron strehim.

Më poshtë mund të shikoni xhirimet nga udhëtimi i Fletcherit dhe përshtypjet e tij për “Bjeshkët e Nemuna”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb