TIRANË

Në planin ekonomik të PD nuk mungon programi për fermerët. Krydemokrati Lulzim Basha foli sot për financim rekord nga buxheti i shtetit dhe 100 milionë euro mbështetje direkte.

“Ne do të japim një financim rekord nga buxheti i shtetit për fermerët dhe kjo është diçka unë kam pasur mundësinë ta diskutoj me ta nga jugu në veri, nga lindja në perëndim. Për herë të parë, me qeverinë e dal nga vota e 25 prillit fermeri shqiptar do të ketë të njëjtën mbështetje si fermerët e vendeve fqinje. 100 milionë euro mbështetje direkte, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.

Fermerët janë zemra punëtore e Shqipërisë. Prodhimet e tyre duhet e do të jenë krenaria jonë. Ne do të zhvillojmë dhe investojmë në bujqësi, ushqim dhe blegtori që Shqipëria të përparojë me thithjen e teknologjive të avancuara.
Këto janë vetëm disa nga objektivat kryesore të planit tonë të punës për Shqipërinë.
Me këtë plan fiton Shqipëria. Me këtë plan fitojnë shqiptarët. Shqipëria do të fitojë vetëm me vullnetin dhe votën tuaj.
Shqipëria do fitojë pas 8 vitesh premtime të pambajtura. Dhe po jua them edhe një herë: Kjo nuk është më një “fushatë elektorale”. Këto nuk janë më premtim-mashtrimet që aq shumë ju kanë zhgënjyer. Ky është plani ynë i punës, ky është programi ynë qeverisës! Së bashku do ta zbatojmë dhe do të bëjmë të mundur një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ku Shqipëria fiton dhe çdo shqiptar fiton”, deklaroi kreu i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb