Në studion e Open në News24 po diskutohet në lidhje me financimin e PD nga rusët.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Kërkon hetim shterues. Është akt i rëndë, nuk ka dalë si pasojë e një lajmi të VOA. Doli më parë lajmi që rusët kanë financuar parti politike me 300 mln dollarë. Aty pastaj doli segmenti i PD. Nuk jam ndër ata që besoj se Basha është spiun apo ish kryetari i opozitës shqiptare ka bashkëpunuar me rusët, por kërkon hetim pa asnjë lloj ndikimi. Nuk mund të krahasohemi me vende të tjera dhe ndikimin e rusëve në shtetet e tjera. Ne kemi interesa kombëtare të ndryshme. Lidhja me SHAB është krucial për mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Është shumë më e rëndë veprimtaria e një partie me ata që nëse ka një armik për interesat e Shqipërisë që është Rusia, nuk është diçka për tu bishtnuar. Është shumë e rëndë.

Lubonja: I referohem më shumë e kam ndjekur debatin në Itali se këtu. para hetimit duhet të ketë prova. Nuk mund të hidhen këto raporte kështu. Në Itali kërkuan prova nga amerikanët jo raporte.

U sulmua Iraku me prova se kishte armë të shkatërrimit në masë. Kam qenë në ambasadën amerikane dhe jam zënë me ambasadorin se isha kundër luftën. i thash pse nuk bëni si në luftën e Ftohtë me diplomaci? Tha kështu do kishim bërë por kishin armë të shkatërrimit në masë. Doli që ishte gënjeshtër. 1 milion e ca të vrarë në masakrën në Irak. Nuk mund të kenë këto politikat e veta? Duhet të mbyllim sytë?

Hila: E di që është bërë një tentativë për grusht shteti në Mal të Zi, që janë hedhur fonde këtu s’ka dyshim. ka pasur edhe një hetim
Lubonja: Nuk besoj edhe ata që thonë demokratët e Amerikës që Donald Trump fitoi se u ndikua nga rusët. Trump fitoi për shkaqe të brendshme të tij. Përdor armikun që të bashkosh.

Ndreca: Merr shembull përjashtim nga rregulli dhe e bën rregull. Askush nuk ka thënë që ajo që përfaqëson Amerika është perfekte, por nuk di shtet tjetër me fuqi të asaj natyre që të jetë më i besueshëm.. A nuk është shqetësuese që amerikanët thonë se partia kryesore e opozitës financohet nga rusët?

Lubonja: Unë jam më shumë i shqetësuar që amerikanët ndërhyjnë në zgjedhjet tona.

Ndreca:Ti merresh me bishta. Është bishtnim i argumentit. Ka marrë para PD nga risët
Lubonja: Duhet provuar.

Hila: nuk i prishet gjiza Amerikës të shkatërrojë PD.

Ndreca: Duhen prova për këtë por për diskutimin e fazës së parë për oligarkët e vilat nuk u dashkan prova.

Për pjesën politike, kjo është e pastër politike. Ka një deklaratë nga SHBA që pjesë e marrëveshjeve për para është edhe PD. Çka për tu mbrojtur këtu e për të përmendur Italinë.

Lubonja: Më shqetëson shkatërrimi i opozitës nga ndërhyrja e amerikanëve. Ky është mendimi im se nuk mendon se Rusia po mbështet një regjim e po na shkatërron demokracinë. Putinin e urrej më shumë se ti. Dua të vendosi populli shqiptar e të mos ndërhyjnë ndërkombëtarët në zgjedhje.

Jam kundër dhe i urrej ata që dërgojnë 500 mijë euro në SHBA për të lobuar në Amerikë, siç merrni ju kompani izraelite. Ai i joti pagoi 80 mijë euro për një foto. Dua që ato para të përdoren për shqiptarët.

Ndreca: Ke merakun se kanë vlerë të lartë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: