Analisti Dritan Hila, ka deklaruar se Shteteve të Bashkuara nuk i duhet më PD-ja.

Në studion e “Open” në News24, ndërsa po diskutohet në lidhje me financimin e PD nga rusët në vitin 2017, çështje kjo e risjellë në vëmendje pas deklaratës së një zyrtari amerikan për VOA, Hila tha se pas shkurtit nuk tolerohet marrja e parave nga Putini, shkak i luftës në Ukrainë.

“SHBA nuk i duhet më PD. Sepse njërin e nxori non grata njërin që ka marrë para ruse. Në optikën time kështu e shoh. Për amerikanët PD nuk vlen më. Për amerikanët mbase Basha ka marrë para nga një kanal që ata nuk e pëlqejnë. Ndoshta pas shkurtit nuk i tolerohej marrja e parave nga Putini. E gjitha më duket më shumë diversion”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: