Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, duke folur për financimin e Partisë Demokratike nga Rusia, u shpreh se nuk ka pasur asnjë dijeni, sikundër dhe kolegët e saj.

Duke folur në “Frontline” në News24, Duma tha se kjo është një përgjegjësi plotësisht individuale e Lulzim Bashës.

“Për çështje të financave, me mua dhe disa kolegë të tjerë nuk është folur kurrë në grup, individët që kanë qenë aty për financimin, ka folur disa herë për këtë çështje, janë përpjekur të japin shpjegimet. Por të qenurit në padijeni nuk na bën ne në asnjë moment përgjegjës”, tha Duma.

Ndërkohë sa i përket Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Duma tha: Për mua të gjitha janë etapa, çdo lëvizje krijon ato turbulencat e veta të mira. Kam dhënë dorëheqjen pas 6 marsit duke marrë totalisht përgjegjësinë e leximit të votës të demokratëve kryesisht.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: