Gazetarja Klodiana Lala në emisionin Open në News24 tha se çështja e financimeve ruse në partitë politike, tha se sipas saj është një histori pazaresh. Gjatë bisedës në studio, gazetarja Lala tha se për këtë çështje tre prokurorë kanë pasur një përplasje të fortë.
“Sipas meje kjo është një çështje e vetmja thuhet se një kompani e kontrolluar nga rusët ka paguar para tek Mzini për PD. Zoti Noka unë kuptoje që je në hall, keni qenë figurë qendrore e PD. Ju thatë që është njollë dhe duhet ta zbardhni”, tha Lala.
Pjesë nga biseda në studio:
Klod Lala: Zoti Mzini nuk është marrë në pyetje, duke se nuk ka pranuar të japë shpjegime
Zheji: Ka kopje të akt pagesave
Klod Lala: No patjetër janë të gjitha. Nick Muzin nuk ka pranuar të japë përgjigje për Prokurorinë Shqiptare. Kjo sepse ka kërkuar garanci nga autoritete shqiptare që të mos kishte ndëshkim penal në vendin tone dhe ligji parashikon që autoritetet të jepnin garanci që nuk do prekej, por kjo nuk është dhënë. Në kohën që kam ndjekur procesin, ka pasur një përplasje shumë të ashpër të grupit të hetimi. Tre prokurorë kanë pasur përplasje të forta, kanë shkuar edhe me akte të ndryshme në gjykatë. Tek çështja 500 mijë dollarë ka një qëndrim kontradiktor. Basha ka deklaruar ,. Nikola Muzin ka thënë se 500 mijë dollarë kanë shkuar tek PD. Ndërsa në një deklaratë të zoti Basha në cilësinë e kryetarit të PD ka thënë q 500 mijë dollarët janë të deklaruar konform ligjeve shqiptare dhe amerikane, kjo firmë ka marrë një kontribut 500 mijë dollarë përmes një skeme, që sipas zotit Basha janë të dokumentuara. Por problemi është që nga verifikimet nuk rezulton që donacionet të jenë pasqyruar në faqen zyrtare. Pra dëshmia nuk gjen mbështetje, ende nuk sqarohet se nga vijnë para. Unë mendoj që është një histori pazare, të kesh një dëshmi të Mzin, përfshirjen e një paritë politike Nëse me flet për drejtësinë e re, SPAK kishte mundësi… SPAK do të duhej të kishte hetuar…Ka pasur edhe Edi Rama çështje dhe nuk është hetuar”, tha ajo.
(BalkanWeb)