FINIQ- Plot 40 milionë lekë të vjetra i janë grabitur mesnatën mes të dielës dhe të hënës biznesmenit Jani Bokollo, në Finiq. Mësohet se grabitësit janë futur në banesën e biznesmenit Bokollo në fshatin Jermë dhe kanë mundur të marrin kasafortën me para.

Ka qenë biznesmeni ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen, duke deklaruar se brenda kasafortës ndodheshin 40 milionë lekë.
Ndërkohë policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Mesnatën e djeshme në Ksamil, një grabitës ka hyrë në banesën e shtetasit Jorgji Nita në lagjen nr.3, në vendin e quajtur Baxho, ku ndodhej një pushues korçar dhe i janë marrë 5000 lekë të reja, një aparat celular dhe 200 dollarë.

Ndërkohë një vjedhje tjetër ka ndodhur në rrugën “Osman Taka” në Sarandë, ku në një dhome plazhi u tentua të grabiteshin sendet e një turisti italian. Ky i fundit ka bërtitur dhe grabitësi është larguar, por nga shpejtësia i ka rënë kapelja dhe thika që mbante në dorë. Ndërkohë të shtunën grabitësit kanë hyrë në hotelin e A.Z, 52-vjeç në Sarandë, ku kanë vjedhur në dhomën e shtetasit M.Sh 26-vjeç, dy celularë dhe një Ipad.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb