Finlanda është zyrtarisht anëtare e NATO-s. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka deklaruar se pranimi i Finlandës në Aleancë dhe lëvizja e NATO-s për të rritur gatishmërinë e saj luftarake, rritin rrezikun e konfliktit.

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pranimi i Finlandës është një ngjarje historike dhe se Suedia së shpejti do t’i bashkohet Aleancës.

“Putin kishte si qëllim të deklaruar pushtimin e Ukrainës që të kishte më pak NATO. Finlanda sot, dhe së shpejti edhe Suedia do të bëhet një anëtare e plotë e Aleancës”, ka thënë tej Stoltenberg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: