Finlanda ka lajmëruar se nëntë diplomatë rus u është kërkuar të largohen nga ambasada e Rusisë në Helsinki me dyshimin për spiunazh.

“Veprimet e tyre janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha zyra e presidentit në një deklaratë, duke shtuar se do të informonte ambasadorin rus për dëbimet.

Vendimi u mor në një takim midis presidentit finlandez Sauli Niinisto dhe komitetit ministror të vendit për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: