Javët e ardhshme Finlanda do të presë rreth 100 të mitur të pashoqëruar nga kampet e ishujve grekë, deklaroi Ministria e Migracionit në Athinë.

Për më tepër, Finlanda do të presë edhe 30 migrantë të rritur, familjet e të cilëve ndodhen tashmë në vend.

Gjermania mori 47 fëmijë migrantë dhe Luksemburgu 12, ndërsa 22 të tjerë do të zhvendosen në Zvicër brenda dy javëve të ardhshme.

Bashkimi Europian planifikon të strehojë rreth 1 600 të mitur të pashoqëruar nga kampet e mbipopulluara në vendet anëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb