Njerëzit në Finlandë do të kalojnë një natë më të qetë të Vitit të Ri pasi qeveria në Helsinki forcoi masat kufizuese kundër koronavirusit dhe në këtë mënyrë duke përjashtuar mundësinë për të festuar Vitin e Ri në lokale.

Që nga Krishtlindjet, lokalet do të mbyllen në orën 22:00, dhe nga 28 dhjetori në orën 18:00 në rastin e lokaleve dhe në 20:00 në rastin e restoranteve. Alkooli do të shërbehet vetëm deri në orën 17:00.

Baret dhe klubet e natës mund të mbushin vetëm gjysmën e kapacitetit, restorantet të paktën deri në 75 për qind.

Këto dhe masa të tjera u njoftuan të martën vonë në mbrëmje pas negociatave të gjata nga kryeministrja Sanna Marin. Kjo masë vlen deri në mes të janarit.

Përmes masave kufizuese, finlandezët duan të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit dhe të fitojnë kohë për të qenë në gjendje për të administruar sa më shumë vaksina përforcuese kundër Covid-19.

Masat janë duke u forcuar edhe në kufi: nga 28 dhjetori, të gjithë personat që hyjnë pa pasaportë finlandeze, qëndrim të përhershëm në vend ose arsye urgjente për hyrje do të duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit jo më shumë se 48 orë më pare, përveç vaksinimit ose shërimit nga virusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb