Shumica e restoranteve, lokaleve dhe kafeneve do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura në Finlandë, pasi parlamenti vendosi zgjatjen e bllokimit në shumicën e rajoneve edhe me tri javë të tjera, deri më 18 prill.

Masa fillimisht pritej të skadonte të dielën.

Kjo masë vlen për rajonet ku koronavirusi po përhapet gjithnjë e më shumë, gjë që, aktualisht, po ndodh në shumicën e vendeve më veriore të Bashkimit Europian.

Finlanda vazhdon të ketë një nga nivelet më të ulta të rasteve të reja të infektimit me COVID-19 në BE, megjithëse numrat lokale të tyre kanë nisur të rriten.

Deri më tani, vendi me popullsi prej gati pesë milionë banorësh ka regjistruar rreth 75 000 infeksione me koronavirusin e ri, si edhe gati 820 vdekje të lidhura me të.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb