FINLANDË

Dy oficerë policie u plagosën gjatë të shtënave me armë ndërsa ishin në detyrë në qytetin jugor të Porvo, tha të dielën policia finlandeze, duke përmendur një hetim të gjerë për të dyshuarit. Shefi i policisë finlandeze, Sepo Kolehmainen tha se një oficer policie ishte plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër pësoi dëmtime të lehta.

Të shtënat ndodhën menjëherë pas mesnatës në një zonë industriale në Porvo, 50 kilometra në veri-lindje të Helsinkit. Kur arriti policia, mbi ta u hap një zjarr, tha shefi i policisë rajonale Ari Karvonen. Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një hetim për vrasjen në tentativë. Policia po kërkon dy burra të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të mundshëm.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar për të dyshuarit, me përfshirjen e policëve dhe helikopterëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb