Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino propozoi dje një amendament për kufizimin e mandateve të kryetarëve të Bashkive. Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për pushtetin vendor” në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fino tha se “unë jam që kryetari i bashkisë së re, pas zgjedhjeve të 21 qershorit të zgjidhet dy herë kryetar bashkie me këtë sipërfaqe dhe me këto kompetenca që do ketë kryetari i bashkisë. Pra, të zgjidhet 4-vjeçarin që fillon në 21 qershor dhe një 4-vjeçar, dhe pas tetë vjetësh të mos zgjidhet më.

Ky është një propozim i imi dhe nëse nuk gjen mbështetje në Komisionin e Ligjeve do e sjell amendament në seancë plenare”, – deklaroi deputeti i PS-së, Bashkim Fino.

(Botuar sot në Gazetën Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb