TIRANE- Pas mungesës 8 mujore si rezultat i sëmundjes dhe trajtimit në Itali, deputeti socialist, Bashkim Fino u rikthye sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por në mbrëmje ai është parë edhe në derbin e kryeqytetit Partiani-Tirana, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të demave të kuq.

Në fotot e siguruara nga BalkanWeb Fino shfaqet në tribunë, në krah të dy figurave të njohura për publikun. Në të djathtë të tij është aktori i njohur Koço Devole dhe në të majtë deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Që Fino është një sportdashës i madh dhe e ka shumë qejf futbollin këtë e dimë të gjithë. Ashtu siç dimë që edhe Erjon Braçe “lë kokën” pas Partizanit por bën habi veshja e tij aspak e denjë për një tifoz të zjarrtë: me xhup të Juves në derbin me Tiranën…
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb