Deputeti i PS Bashkim Fino  në fjalën e tij në parlament tha se Meta sot po kërcënon se nëse PD e LSI nuk hyjnë në zgjedhje, atëherë ka luftë. Fino theksoi se Meta ka cenuar unitetin kombëtar dhe prandaj nuk mund të rrijë më në atë zyrë.

“Presidenti ka përdorur shqiponjën për interesa personale. Sot presidenti ka bërë një teatër, ku si skenë ka zgjedhur Shqipërinë. Data 30 qershor nuk është zgjedhur nga asnjë deputet, por është thjesht një nga datat e zgjedhura dhe është datë kushtetuese. Presidenti merr vendime që nuk janë detyra të tij.

Presidenti ka bërë lexim të gabuar të Kushtetutës. Kreu i shtetit na tha se nëse nuk nxjerr ai dekret, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kushtetuta nuk e parashikon që presidenti të zgjedhë datën e zgjedhjeve. 30 qershorin nuk e caktuam ne dhe as Rama. Nëse presidentit nuk i pëlqen zyra, atëherë të pranojë të largohet sesa të bëjë teatër. Presidenti ka kërcënuar të gjithë shqiptarët, duke thënë se nëse PD dhe LSI nuk hyjnë në zgjedhje, do ketë luftë. Ky është atentati më i madh që i është bërë sovranit e popullit. Meta ka cenuar unitetin kombëtar”, tha Fino.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: