Fiorentina ka hyrë në garë për shërbimet e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi duke ndezur dhe një sherr me Lazio-n.

Një tjetër problem ka dalë tashmë për Lazio-n për të siguruar Muriqin, dhe kësaj radhe i vjen nga Italia por Presidenti Lotito nuk ka duruar më.

Ai ka telefonuar menjëherë drejtorin sportiv të Fiorentinës, Joe Baronen duke i kërkuar që të heqin dorë nga Muriqi.
Prej javësh flitet tashmë që drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare ka shënjestruar Vedat Muriqin për sulmin e kryeqytetasve, por nuk është gjetur akordi me Fenerbahçen për një shifër që do i kalojë 20 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb