Fiorentina nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Nedim Bajramin. Klubi vjollcë vlerëson në maksimum mesfushorin shqiptar të Empolit, me tratativat që po vazhdojnë mes palëve.

Nga TuttomercatoWeb vijnë të reja të rëndësishme. Trajneri i Empolit, Zanetti dëshiron të mbajë në ekip Bajramin, por gjërat mund të ndryshojnë nëse Fiore paraqet një ofertë zyrtare që kap shifrën e 10 milionë eurove.

23 vjeçari kuqezi ka luajtur 3 sezone me fanellën aktuale. Në çdo vit futbollistik, ai ka luajtur mbi 30 ndeshje sezonale, duke u kthyer në një faktor kyç të skuadrës.

Ffffff

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: