Marash Kumbulla e ka shumë të vështirë të bind Jose Mourinho, minutat për qendërmbrojtësin kuqezi janë me pikatore, nuk preferohet as në ato raste ku portugezi është shumë i limituar në zgjedhje. Në këtë sezon, me Mourinho në stol, Kumbulla është aktivuar vetëm 13 ndeshje, mes Serie A dhe Conference League, 677 minuta në total.

Në këto kushte situata po bëhet mbytëse, duke e detyruar Kumbullën të shoh për të tjerë opsione, fundja ofertat për të nuk mungojnë. Sipas mediave pranë klubit roman, edhe drejtuesit verdhekuq po mendojnë ta lënë të lirë futbollistin shqiptar.

Roma Kumbulla
Roma Kumbulla

Përveç Torinos, për Kumbullën vijon të insistojë edhe Fiorentina. Klubi violë mbetet në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar prapavijën dhe Kumbulla shihet si opsioni ideal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb