Napoli ka bërë vetëvrasje sot në transfertën e Firences pasi skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri është mundur 3-0 nga Fiorentina, duke çuar në -4 diferencën me Juventusin kryesues kur duhen edhe 4 javë nga përfundimi i “Seria A”.

Takimi nisi në mënyrën më të keqe për napolitanët të cilët u ndëshkuan me të kuqe në minutën e 8-t, me Koulibaly që ndali kundërshtarin në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës.

Goli i parë për vendasit do të vinte në minutën e 34-r nga Simeone i cili nuk fali përballë portierit. Më pas një pjesën e dytë djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone-s, do të shënonte edhe golin e dytë.

Në minutat në vijim Napoli ishte i dobët për të reaguar, duke pësuar edhe të 3 më pas, me Simeonen që realizon ‘tripletë’. Një humbje që me shumë gjasa do t’i heqë mundësinë të shpallet kampion. Juventusi me fitoren mbrëmë kundër Interit gjendet e para me 88-t pikë, 4-r më shumë se Napoli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb