E ardhmja e Ergys Kaçes mund të jetë në Serie A. Sipas të përditshmes italiane “Sportmediaset”, Fiorentina është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që e çojnë tek mesfushori i përfaqësues shqiptare.

Pengesa e parë në realizimin e këtij transferimi është vlera e kartonit. Paok, skuadër në të cilën luan Kaçe, e vlerëson shtatshkurtrin kuqezi me 4 milionë euro.

Kaçe, vetëm 22 vjeç mund të jetë një investim i sigurt për të ardhmen, por shumë mirë mund të bëjë rolin e protagonistit edhe në të tashmenn. Mjafton të kujtojmë miqësoren me Francën.

Ndërkaq, Kaçe kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera në kampionatin italian, si Lazio dhe Udienze.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb