NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr fiq
50 gr arra
250 gr krem djathi ose gjizë pa kripë
3 lugë gjelle mjaltë
Nenexhik

Fillimisht pastrojmë fiqtë, heqim bishtat i ndajmë në katërsh duke mos e çuar prerjen deri në fund me qëllim që të hapen fetat e prera. Vendosim nga një thelpi arrë në mes të çdo fiku. Me anë të një xhepi pastiçerie vendosim dhe kremin e djathit ose gjizën pa kripë dhe në fund i spërkasim me mjaltë dhe pak gjethe nenexhiku.

(m.k/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: