TIRANE

Një ndër misionet e fondacionit “Firdeus” është ndihma që u jep njerëzve në nevojë. Ushqimi për të pamundurit në mbarë vendin është siguruar gjatë gjithë kësaj kohe nga ky fondacion.

Në magazinën e “Bamirësisë” janë përgatitur qindra pako me ushqime nga më baziket për familjet e varfëra.

Vullnetarët e fondacionit “Firdeus” kanë përgatitur pakot ndërsa Fatma Naçi  bashkë me vajzat e fondacionit kanë shpërndarë ushqime tek njerëzit në nevojë në prag festash.

https://www.youtube.com/watch?v=Ovhs9RBGH7E&feature=youtu.be

Bashkë me ushqimet u shpërndahet dashuri dhe ngrohtësi. Fjalët e ëmbla nuk mungojnë kurrë nga Fatma. “Firedeus” mendon edhe për fëmijët, prandaj u ka kthyer buzëqeshjen. Ka organizuar një festë për fëmijët.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb