Firma ndërtuese prej dy javësh ka bllokuar me mjete rrethanore këtë perimetër në këtë zonë në afërsi të urës së Paskuqanit.

Banorët shprehen se bllokimi është bërë pasi rruga rrezikon të shembet për shkak të gërmimeve të thella që janë kryer, e bashkë me rrugën, rrezikojnë edhe banesat. Ata thonë se një banesë përbri rrugës ka pësuar krisje të konsiderueshme dhe ruhen vazhdimisht që godina të mos shembet.
Banorët pohuan se nuk janë kundër ndërtimit të pallatit pasi ajo sjell zhvillim në zonë, por duan që rruga të kthehet ashtu siç ishte, pasi nuk mund të futen në banesat e tyre.

Zhurmat e punimeve ishte një tjetër problematikë që qytetarët konfirmuan, pasi sipas tyre punohej me tre turne. Ata thanë se kanë bërë denoncim në polici, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Banorët paralajmëruan përshkallëzim të reagimit të tyre.

Në projektin e afishuar thuhet se punimet kanë nisur në muajin qershor të këtij viti, e afati i përfundimit është 48 muaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb