Më në fund Kristian Eriksen tek Interi! është mbyllur me fund të lumtur telenovela dhe zikaltërit përqafojnë mesfushorin danez, i cili zbarkoi në aeroportin e Linates me një fluturim privat nga Londra, i shoqëruar nga agjenti i tij, Martin Shots.

Pyetjes “në je i lumtur” i është përgjigjur shkurt “of course”, të cilat kanë qenë dhe fjalët e tij të vetme. Por kjo “sigurisht” e thënë nga danezi ka qetësuar shpirtrat e tifozëve. Ish-lojtari i Totenhemit ka kryer vizitat mjekësore në mëngjes dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë, që do ta veshë zikaltër deri në vitin 2024 me një pagë prej 7.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: