Firmat për thirrjen e Kuvendit ka qenë shkaku i një debati në emisionin Real Story mes analistëve të ftuar.

Sipas Artur Zhejit firmat mund të jenë por ka zelli ka shumë falsifikime. Sipas Lubonjës kjo është Një luftë ku rregullat i vendos ambasada amerikane.

Pjesë nga debati

Minxhozi: Shifra 4200 është e panevojshme pasi 1800 janë mëse të mjaftueshme. Kongresi vetë starton me 1800 fletë.

Zheji: Kush është komisioni që do i verifikoje?

Minzhozi: Që njerëzit e Berishës i çuan atje jo pas protokollet firmat atje. Por kjo parti me njerëz, ekspertë, juristë logjika e thjeshtë. Nëse mbahet Kongresi i Berishës bie ai i Bashës.

Zheji: Ky është muhabet kot. Procedura është Europa.

Lubonja: Ti ke ardh me prish debatin dhe gjuajt ndonjë gjë. Më vjen keq që ke arrit në këtë gjendje. Manikim këtu ka vetëm një dhe ai është Basha

Zheji: Po Rama është manekin?

Lubonja: Kur vendos ambasada s’ka nevojë për procedurë atëherë?!

Zheji: Nëse firmat janë dhe unë nuk kam dyshime se nuk janë. Nga zelli ka shumë falsifikime. Ka një problem të madh. Do të vijën firmat dhe do i verifikojnë kongresmenët e njërës palë.

Lubonja: Kjo është një luftë ku rregullat i vendos ambasada amerikane. Ajo që Basha duhet të bënte ishte të bënte pastrimin e partisë për korrupsion. Asnjë sot në PD nuk guxon të thotë që Berisha është i korruptuar. Pse do hequr ky atëherë? Këtu fillon loja.

Zheji: E thotë po nuk e dëgjon tij

Lubonja: Ore e dëgjon çfarë them unë?

Zheji: Amerika e ka hequr për të korruptuar atë. Nëse ti thua se ky është i korruptuar dhe ke qëllim të pastrosh korrupsionin duhet t’i thonë Bashës të dalë e të thotë që ky ka bërë këtë, këtë.

Rakipllari: Lubonja po thotë një pjesë të së vërtetës. E vërteta e plotë është që Basha nuk e ka përjashtuar nga partia atë por vetëm pezullim.

Lubonja: Basha duhet t’u thoshte amerikanëve të kundërtën.

Rakipllari: Amerikanët i kërkuan Bashës që Berishën ta përjashtonte nga partia por ai zgjodhi ta pezullonte përkohësisht. Çfarë logjike kemi ne për Kuvendin e 11 dhjetorit? Pasi çohen firmat ka një strukturë partiake që mblidhen dhe përcaktojnë rend dite. Mund të mbledh çdokush aq firma.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb