Ishte zyrtare që prej 3 prillit, por sot Hansi Flik ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe nuk do të jetë më “kujdestari”, por njeriu që do të udhëheqë Bajernin e Mynihut deri në vitin 2023. Ditë e sotme, trajneri ishte në selinë e klubit bavarez për të kryer ritualin e firmës me gjigantin e futbollit gjerman.

Në fund një foto e përbashkët ku të gjithë janë me maskë në fytyrë, siç e kërkon edhe rregulli i vendosur nga qeveria. Flik u bashkua në verë me Bajernin si pjesë e stafit të kroatit Niko Kovaç, ndërsa prej 3 nëntorit ishte interim, kohë të cilën e shfrytëzoi në maksimum për të fituar besimin e drejtuesve.
(Balkanweb)