Roberto Firmino, një nga elementët kyç të Livepurlit, mund të lërë të kuqtë në fund të sezonit. Lajmin e publikon tabloidi britanik “Sun”, që shpjegon se Bajerni i Mynihut pritet t’i ofrojë 90 milionë euro në verë për sulmuesin brazilian.

Largimi i Firminos nga klubi kampion i Europës varet shumë nga Jurgen Klopi, pasi trajneri i të kuqve sheh te Timo Verner elementin kryesor për të blerë në merkaton everës.

Për të mbërritur te sulmuesi i Lajpcigut dhe Kombëtares së Gjermanisë, Liverpuli është i gatshëm të paguajë klauzoën prej 60 milionë eurosh dhe në “Anfield” këtë shumë e gjykojnë të vogël para cilësitë e lojtarit.

Në këtë sezon, Verner ka shënuar 25 gola në të 30 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb