Kosova dhe Izraeli zyrtarisht njohin njëra-tjetrën si shtete si rezultat i  marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA.

Sot ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë nënshkruar dokumentin në 4 gjuhë, teksa vendosin për herë të parë marrëdhënie diplomatike.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb