Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është ndër njerëzit në PD që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës. Ai ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës.

Malltezi në reagimin e tij ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.

Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përçarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti”, thotë ai.

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatçore”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb