Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani është kthyer pas në kohën kur drejtonte diplomacinë greke dhe ishte një nga firmëtaret e marrëveshjes detare me Shqipërinë në 2009-ën.

E pranishme në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020” që po mbahet në Athinë, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Bakojanis pohoi se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa konfirmoi faktin se pas atij viti nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër.

“Për marrëveshje unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 10 – 12 vjet më pas ne ende nuk kemi një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Sigurisht për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këtë lloj çështjesh nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira që mund të kemi, dhe bie dakord për këtë me kryeministrin Rama për atë që tha për marrëdhëniet greko turke. Unë njihem shumë në rajon si një mbështetëse shumë e fortë e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë, por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime, sepse kërcënimet për luftë nuk janë të pranueshme. Shpresoj shumë që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionet dhe të ndryshojë retorikën. E njoh prej vitesh dhe shpresoj që ai do të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme e të bëri politikë edhe për Turqinë e mund t’i kthehemi tryezës së bisedimeve për të gjetur një zgjidhje ose për të rënë dakord ose për t’ju ose për t’ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje, për përkufizimin e zonave detare. Unë besoj se mesazhi është i qartë dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve do të mbizotërojë si fryma mbizotëruese edhe me Turqinë.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb