Maciej Rybus nuk do përfaqësojë Poloninë në Botërorin e Katarit. Ka qenë Federatata që ka bërë publik vendimin, pasi lojtari u transferua në Rusi te Spartaku i Moskës.

“Trajneri i kombëtares polake, Czeslaw Michniewicz, ka biseduar me Maciej Rybus, i cili aktualisht po qëndron në Poloni.Trajneri e informoi lojtarin se, për shkak të situatës së tij aktuale në klub, ai nuk do të thirrej për stërvitjet e ekipit kombëtar dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit që shkon në Botërorin e Katarit” – Shkruan Federata. Kujtojmë që Rusia është pezulluar nga kompeticionet europiane, pas nisjes së sulmeve në Ukrainë.

Yy
Yy

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb