TIRANË

I hiqet mbrojtja fizike gjyqtarit të dosjes së famshme 339, Bib Ndreca. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Ndreca ishte në mbrojtje të posaçme që pas firmosjes së urdhër arresteve për grupin Avdylaj, ndërkohë që nuk bëhen të ditura arsyet e heqjes së mbrojtjes fizike.

Në dosjen 339 është përgjuar edhe ish-kryabashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Por ndërkohë në mbrojtje vijojnë të jenë dy prokurorët e çështjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb