Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

“Patëm një diskutim në lidhje me Reformën Territoriale. Synimi ynë, përcjellja e sensibilitetit te qytetarët. Në qendër duhet të jetë individi. Të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e reformës territoriale”, tha Alibeaj në përfundim të mbledhjes.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se 16 deputetë morën pjesë në mbledhje, një numër ky ndjeshëm më i ulët prej fillimit krahasuar me pjesëmarrjet e mëparshme. Në fokus të mbledhjes ishte reforma territoriale.

“Mbledhja është thirrur për reformën territoriale që secili nga deputetët të sjellë problematikat nga qarqet apo zonat e caktuara”, raportoi gazetari Stafa.

PD ka gjithsej 52 deputetë si dhe 7 të tjerë nga aleatët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alibeaj ka deklaruar se “në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri në fund të korrikut do të dilte me propozim konkret, për mënyrën sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë”.

Dhurata Cupi, bashkëkryetarja e komisionit për Reformën Territoriale tha se ne duhet të komunikojmë me qytetarët mbi atë ç’ka ndodhur deri sot me reformën.

Çupi: Ne dje jemi mbledhur anëtarët e komisionit që përfaqësojmë PD. Miratuam dy ekspertë që do na bashkëngjiten.
Faza e parë duhet të jetë komunikimi me opinionin publik. Sot ka një reformë të dështuar sa i takon atyre çfarë u premtua në 2014.
Një reformë që premtoi shumë, por sot jemi para realitetit që reforma ka dështuar. Ekspertet janë Agron Haxhimalin dhe Roland Bejko

DEPUTETËT QË MARRIN PJESË
1. Kastriot Piroli
2. Flamur Hoxha
3. Emilja Koliqi
4. Andia Ulliri
5. Dhurata Cupi
6. Gazment Bardhi
7. Saimir Korreshi
8. Zheni Gjergji
9. Ferdinand Xhaferri
10. Enkelejd Alibeaj
11. Arbi Agalliu
12. Bledjon Nallbati
13. Eralda Tase Bano
14. Lefter Geshtenja
15. Orjola Pampuri
16. Xhelal Mziu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb