Biznes Albania ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me situatën e krijuar një ditë më parë në kompaninë Fish City.

Biznes Albania thotë se mbështet investimet e kompanise ‘Fish City’ në Elbasan, që sipas saj kanë sjellë zhvillim në zonë.

“Investimet e Fish City kanë sjellë zhvillim dhe punësim për Elbasanin. Apelojmë opozitën lokale të mos sulmojë kompaninë ‘Fish City’ si edhe të distancohet ndaj këtyre sulmeve. ‘Fish City’ është pionere e biznesit si edhe krenari për sipërmarrjen shqiptare”, thuhet në reagimin e Biznes Albania. Një ditë më parë, përfaqësues të PD-së protestuan kundër investimit të ri që kjo kompani po kryen në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb